ANALIZA/ Nga Riki Puxh te Xhunior Firpo, kush do të përfitojë me Setienin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 16, 2020 | 11:05

ANALIZA/ Nga Riki Puxh te Xhunior Firpo, kush do të përfitojë me Setienin

Largimi i Ernesto Valverdes nga Barcelona nuk i bëri të lumtur “peshat e rënda” në kampin katalanas, por disa futbollistë buzëqeshën. Shumë prej tyre do të kenë më shumë shanse për të luajtur dhe për të treguar vlerat me trajnerin e ri Kike Setien. 

Satien Barca

Gazeta “MARCA” ka listuar lojtarët që do të kenë më shumë mundësi për të treguar vlerat e tij. I pari është talenti Riki Puxh. Mesfushori i akademisë së Barcelonës shihet si Ksavi i ri, por me Valverden nuk pati shumë mundësi për të zbritur në fushën e lojës. Setien është nga ata trajnerë që u jep mundësi futbollistëve të rinj dhe të talentuar, prandaj Puxh ka rigjetur buzëqeshjen dhe në stërvitje është më i karikuar se kurrë.

Satien5

Artur Melo është një tjetër lojtar që mund të përfitojë nga trajneri i ri. Aventura e tij në vitin e fundit ka pasur ulje-ngritje, por shpreson që të fitojë vendin dhe të jetë konstant. Serxho Buskets do të ketë një vend të rëndësishëm në skuadrën e Kike Setienit, pasi ai e vlerëson maksimalisht mesfushorin veteran.

Satien

Për të ka pasur kritika të shumta nga tifozët. Xhunior Firpo është një njohje e vjetër e Setienit që nga Betisi dhe te Barcelona mund të ketë një rol protagonisti në krahun e majtë, edhe pse Alba është rival i vështirë për t’u ulur në stol. Semedo do të jetë gjithashtu element i rëndësishëm, ndërsa Dembele do të shihet si lojtari vertikal për të thyer mbrojtjet kundërshtare nga Setien.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"