Analiza/ Gjermania e Flik, ja 5 fituesit dhe 5 humbësit e mëdhenj

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 29, 2022 | 23:38

Analiza/ Gjermania e Flik, ja 5 fituesit dhe 5 humbësit e mëdhenj

Na ndajnë më pak se 7 javë nga fillimi i kampionatit botëror dhe një nga dilemat më të mëdha të çdo trajneri është përzgjedhja e listës së 26 lojtarëve.

59454552_401

Kombëtarja gjermane është një ndër 32 skuadrat pjesëmarrëse, e cila vjen me një frymë të re në reparte të caktuara, përfshirë edhe trajnerin, Hansi Flik. Më poshtë po ju prezantojmë me 5 fituesit dhe 5 dështimet e Gjermanisë gjatë erës së Hansi Flikut:

FITUESIT XHAMAL MUSIALA – 19- vjeçari u zbulua nga Flik gjatë kohës kur ata bashkëpunonin në klubin e Bajernit. Hansi nuk i ka kursyer lëvdatat për Musalën në asnjë moment, por nga krahu tjetër as talenti nuk e ka zhgënjyer në varësi të performancës në fushën e blertë.

ANTONIO RYDIGER – Mbrojtësi është vendosur në qendër të mbrojtjes që me ardhjen e Hansit dhe nuk ka lëvizur më nga ajo pozitë.

TILO KEHRER – Ka luajtur 1086 minuta në drejtimin e ish-teknikut të Bajernit. Ai është zhvendosur, si nga krahët, edhe në qendër.

DAVID RAUM – Debutoi nën urdhrat e Flikut në takimin ndaj Armenisë më 5 shtator 2021. Nga ajo ditë ai ka arritur të përfshihet në 9 sfida, duke u kthyer në një lojtar thelbësor në prapavijë.

JONAS HOFAM – Lojtari ka shëtitur në pozicione të ndryshme, si titullar.

DËSHTIMET SERXH GNABRI – E ka humbur vendin e titullarit që nga koha e Joakim Lëvit. 27-vjeçari nuk ka formë konstante.

LEON GORECKA – U konsiderua si partneri ideal i Kimishit në mesfushë, por mbeti vetëm hipotezë. Ilkai Gyndoan duket alternativë më e mirë.

JULIAN DRAKSLER – Ka luajtur vetëm dy ndeshje me Flikun, asgjë më shumë.

ROBIN GËSENS – Larg paraqitjeve të “Euro 2020”, dëmtimet kanë ndikuar.

LUKAS NMEÇA – 7 ndeshje si zëvendësues, ende nuk e ka bërë “sefte” golin.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"