Amir Rrahmani bën bashkë Partizanin dhe Napolin: Viti ynë!

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 3, 2023 | 9:12

Amir Rrahmani bën bashkë Partizanin dhe Napolin: Viti ynë!

Amir Rrahmani padyshim ka qenë një ndër mbrojtësit më vendimtar në Serinë A për këtë sezon.

RRAHMANI

Skuadra ku ai aktivizohet, Napoli arriti të fitonte titullin kampion pas 33 vitesh. Për këtë arritje, meritë të madhe ka edhe kapiteni i përfaqësueses së Kosovës.

Ai ka bërë një sezon fantastik me “axurrët” si dhe po udhëheq denjësisht Kosovën në fazën e grupeve të “Euro 2024”. 29-vjeçari ka treguar vlerat e tij futbollistike edhe në klube të tjera të mëdha, siç është Partizani apo Dinamo Zagrebi.

Përmes një postimi në profilin zyrtar të përfaqësueses së Kosovës në Twitter, shkruhet: “Amir Rrahmani është një njeri i lumtur”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"