Alvesh: E vështirë të shënojmë pa Bushiçin në fushë

Panorama Sport | Gazeta me e madhe sportive ne vend

Postuar: Nëntor 20, 2017 | 22:11

Alvesh: E vështirë të shënojmë pa Bushiçin në fushë

Danilo Alvesh pati fatin të ishte kapiteni i Flamurtarit për disa minuta, kur Bushiç doli nga fusha e lojës i dëmtuar. “Lushnja na hapi probleme. Ata u mbrojtën shumë. Patëm mundësi që të shënonim në pjesën e parë. Të zgjidhnim situatën. Gjatë ndeshjes kam menduar të shënoj dhe të zgjidh situatën me hapësira.”

alvesh

“Pastaj u vështirësua me daljen e Bushiçin, i cili është partneri i sulmit. Goli u shënua në fund, por Flamurtari e meritoi. Erdhi pas 4-5 rasteve për shënim me vetëm një të Lushnjës. Ndiemë lodhje, por fati dhe goli spektakolar bënë që të merrnim fitoren në një ndeshje të vështirë, pasi vinim me dy ditë pushim”.





www.minuta90.com