Alegri shpërthen me gazetarët: Ju s’kuptoni, duam Champions-in

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 18, 2024 | 21:13

Alegri shpërthen me gazetarët: Ju s’kuptoni, duam Champions-in

Trajneri i Juventusit, Masimiliano Alegri, u prezantua në mikrofonat e “Sky” shumë i nervozuar dhe mjaftoi një pyetje ngacmuese për ta bërë që të shpërthente.

Alegri

“Unë bëj trajnerin dhe nuk gjykoj punën e gazetarëve. Kështu duhet të bëni edhe ju. Nuk duhet të kuptoni se çfarë bëjmë ne, por thjesht të bëni pyetje. Unë nuk di si bëhet puna e gazetarit. Ju dini si bëhet puna e trajnerit? Bëni ndonjë pyetje më serioze që të keni përgjigjet e mia”, ishin fjalët e para të trajnerit të Juventusit.

Pastaj nisi të analizonte ndeshjen duke thënë se skuadra e tij është vetëm për zonën Champions.

“Për ne kjo ishte një pikënisje për ndeshjet e tjera. Jam i lumtur për pjesën e dytë ndaj Xhenoas. Treguam karakter dhe skuadra nuk doli nga ndeshja as në momentet e vështira. Nuk jam aspak i shqetësuar. Mungojnë edhe 11 pikë për të kapur zonën Champions dhe kemi 9 ndeshje në dispozicion për t’i marrë ato”, ka thënë trajneri i bardhezinjve.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"