Albpetroli “flakë”, do rokadën në sfidën ndaj Maliqit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 11, 2020 | 17:47

Albpetroli “flakë”, do rokadën në sfidën ndaj Maliqit

Albpetroli është i gjithi i përqendruar te ndeshja me Maliqin. Ky do të jetë një takim i vështirë dhe kjo kuptohet qartë nga renditja dhe pikavorazhi.

Albpetroli

Që të dyja kanë nga 55 pikë, ndaj për patosarakët ky do të jetë një shans për të bërë rokadën në renditje. Futbollistët janë të motivuar pas tri pikëve me Këlcyrën, por edhe nga fakti që do të luajnë në shtëpi këtë 90- minutësh.

Kundërshtari është i vetmi ekip në Kategorinë e Dytë që ka pësuar vetëm një humbje në 24 javë kampionat, ndaj në Patos duan që të jenë ata që t’u shkaktojnë të dytën.

Statistikat flasin për vendësit në sezonet e fundit dhe ky fakt jep zemër, ndonëse ajo humbje që kanë pësuar më 25 dhjetor djeg ende. Edhe pse do të luhet në një stadium të boshatisur, spektakli nesër do të jetë i garantuar.

Luis Fejzullah – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"