Alban Bushi publikon listën e Kombëtares U-21, 8 futbollistë që luajnë në Shqipëri të grumbulluar për sfidat e fundit kualifikuese

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 30, 2022 | 19:04

Alban Bushi publikon listën e Kombëtares U-21, 8 futbollistë që luajnë në Shqipëri të grumbulluar për sfidat e fundit kualifikuese

Trajneri i Kombëtares Shqiptare U-21, Alban Bushi, ka shpallur listën e 22 lojtarëve të grumbulluar për dy sfidat e fundit kualifikuese të Europianit 2023 përballë Anglisë dhe Kosovës.

KOMBETARJA-U21-800x400

 

Në listën e emrave shikohen 8 futbollistë që luajnë në kampionatin shqiptar, të cilët janë: Tafas, Simoni, Albion Marku, Ismajlgeci, Adolf Selmani, Rrapaj, Ruci dhe Cara.

Skuadra do të udhëtojë në Angli për sfidën e datës 7 qershor ku do të ndeshen me “Tre Luanët” dhe më 13 qershor do të luajë në “Elbasn Arena” përballë përfaqësueses kosovare për të mbyllur këtë fushatë kualifikuese.

Shqipëria ndodhet në vendin e 4-të në renditje dhe maksimumi që mund të marrim nga grupet është vetëm vendi i tretë, por që sërish nuk të dërgon në Europian.

u21

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"