Alban Beqiri shkëlqen në Europianin e Boksit, çon Shqipërinë në çerekfinale

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 21, 2024 | 22:02

Alban Beqiri shkëlqen në Europianin e Boksit, çon Shqipërinë në çerekfinale

Alban Beqiri vijon të nderojë Shqipërinë në arenën ndërkombëtare të boksit, në kompeticionet më të forta të këtij sporti, aty ku kundërshtarët nuk i zgjedh sipas dëshirës, por duhet të përballesh me më të mirët e secilit shtet me short.

alban beqiri

Boksieri 29-vjeçar po zhvillon paraqitje fantastike në Kampionatin Europian që po mbahet në Serbi, teksa ka kaluar me sukses dy ndeshjet e para, duke mbërritur në fazën çerekfinale për peshat 71 kg.

Beqiri fitoi duelin e parë të shtunën ndaj rumunit Marcel Nistreanu, duke e filluar me këmbë të mbarë kompeticionin. Boksieri i Tiranës bindi edhe në duelin e tij të dytë, teksa mbrëmjen e sotme triumfoi kundër kroatit Petar Kresimir Knezeviç, duke dhuruar një boksim të shkëlqyer, për të merituar plotësisht kualifikimin. Tashmë Beqiri është vetëm një fitore larg zonës së medaljeve, që do të ishte një tjetër rezultat i madh për të dhe për Shqipërinë.

Kujtojmë që në Beograd, Alban Beqiri ka shkruar historinë, duke shënuar rezultatin më të lartë të të gjitha kohërave për boksin shqiptar, teksa në vitin 2021 futej në zonën e medaljeve në Kampionatin Botëror, ku fitoi të bronztën.

ajban beqiri 2

Tashmë boksieri pukjan do të kërkojë të rishkruaj historinë për ti sjellë vendit sërish medalje, këtë herë europiane. Kujtojmë se ashtu sikurse Botërori i 2021-shit edhe Europiani që po mbahet në Beograd ka nisur me skandalin e ndalimit të pjesëmarrjes së boksierëve të Kosovës.

ARTIN LLESHAJ – PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"