Akuzat e Dramollit, trajneri i Pogradecit sqaron se çfarë ndodhi në pushimin e ndeshjes me Apoloninë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 22, 2020 | 19:13

Akuzat e Dramollit, trajneri i Pogradecit sqaron se çfarë ndodhi në pushimin e ndeshjes me Apoloninë

Pas ndeshjes me Apoloninë, ku Pogradeci humbi 0-1 dhe akuzoi fuqishëm gjykimin, shpërtheu edhe çështja e portierit Kostandin Dramolli, i zëvendësuar pas pjesës së parë, pasi u konsiderua fajtor për golin e pësuar. Ai bëri në mbrëmje vonë një postim në profilin e tij në Instagram”, ku pohonte se ishte larguar nga liqenorët dhe se nuk i kishte tradhtuar ata në asnjë moment, por kishte dhënë gjithmonë më të mirën për ekipin.pogradeci

ABAZAJ – Një ditë më pas klubi i Pogradecit konfirmoi në faqen zyrtare mbylljen e bashkëpunimit me portierin korçar, ndërsa trajneri Ardjan Abazaj sqaron për “Panorama Sport” gjithçka ndodhi gjatë pushimit të ndeshjes me Apoloninë: “Nuk e ka akuzuar askush për tradhti portierin Dramolli, siç ai është shprehur. Nuk kishte asnjë akuzë të kësaj natyre ndaj tij. Kritikat e mia ndaj tij ishin vetëm në anën sportive dhe ka më shumë se një muaj që i flas Dramollit për këtë gjë.

I kam kërkuar shpesh të jetë më i përqendruar në stërvitje dhe në ndeshjet e kampionatit, pasi ishte bërë shumë mendjemadh, ndoshta duke menduar se është i pazëvendësueshëm te Pogradeci. Ka bërë pritje të mrekullueshme gjatë këtij kampionati, por ka bërë edhe gabime fatale që na kanë kushtuar shtrenjt në objektivin tonë për Superioren, siç ishte edhe ky me Apoloninë.Abazaj222

Kjo është e gjitha ajo që ndodhi në pushimin e ndeshjes së fundit”, tha trajneri Abazaj, i cili në ndeshjet në vazhdim do të mbështetet te Torollari, portieri që luajti në pjesën e dytë të ndeshjes ndaj Apolonisë. Pogradeci mban vendin e dytë aktualisht, por pas dy humbjeve të fundit e ka vënë edhe atë në diskutim.

Romeo Xinxifi

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"