Ahmataj “zë ngushtë” Flamurtarin, zbardhen kushtet e trajnerit për klubin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 21, 2019 | 18:52

Ahmataj “zë ngushtë” Flamurtarin, zbardhen kushtet e trajnerit për klubin

Zbulohen kushtet e trajnerit Julian Ahmataj. “Panorama Sport” ka zbuluar kërkesat që tekniku elbasanas i ka vendosur klubit për të marrë drejtimin e ekipit. Mes trajnerit Ahmataj dhe drejtuesve të Flamurtarit ka pasur disa takime, në të cilat i pranishëm ka qenë edhe menaxheri i teknikut.

ahmataj

Gazeta mëson se kushtet financiare kanë qenë të negociueshme. Kjo do të thotë se Ahmataj nuk është se është treguar strikt në këtë drejtim, por i hapur. Kjo do të thotë se trajneri dhe menaxheri kanë folur për kushtet e kontratës dhe anën financiare.

Sipas burimeve pranë klubit, në këtë aspekt Ahmataj ka kërkuar një pagë që ndoshta është brenda pritshmërive që mund të kërkojë një trajner në kampionatin shqiptar. Kështu, tekniku elbasanas ka kërkuar një pagë jo më pak se 3 mijë euro në muaj.

ahmataj

Duket se kjo shifër nuk është vënë në diskutim nga drejtuesit e klubit. Ajo është cilësuar e përballueshme, edhe pse klubi në fakt duket në vështirësi financiare. Drejtuesit i kanë bërë me dije Ahmatajt se klubi këtë sezon do të ketë edhe premio për rezultate pozitive. Edhe pse në Vlorë janë në krizë financiare, prapëseprapë drejtuesit nuk e japin veten, por vijojnë të premtojmë.

KËRKESAT – Trajneri Julian Ahmataj ka pasur edhe disa kërkesa të tjera. “Panorama Sport” mëson se trajneri ka kërkuar që të mbërrijë në Vlorë së bashku me stafin e tij. Ai u ka thënë drejtuesve se do të sjellë me vete zëvendëstrajnerin, përgatitësin atletik dhe trajnerin e portierëve. Për këtë të fundit duket se ka një ngurrim nga ana e drejtuesve të klubit.

Xhevahir Sukaj Flamurtari

Ata kërkojnë që trajner i portierëve të vazhdojë të jetë Luan Birçe. Kjo çështje ka mbetur e hapur, ndërsa pritet që të shikohet se çfarë do të ndodhë në ditët në vazhdim.

Parimisht, drejtuesit e Flamurtarit kanë rënë dakord me kushtet e trajnerit Julian Ahmataj. Pritet tashmë edhe një takim i fundit mes palëve. Gazeta mëson se në parim është arritur akordi dhe Ahmataj do të jetë trajneri i ri i Flamurtarit.

MERKATO – Julian Ahmataj nuk ka qenë shumë këmbëngulës në kërkesat e tij për lojtarë. Tekniku i ka lënë dorë të lirë klubit që të bëjë merkaton dhe të afrojë lojtarët.

Idrizi

Nga ana tjetër, edhe vetë administratori Idrizi i ka thënë teknikut se nuk i ndërhyn në merkato dhe se ka dorë të lirë. Ahmataj ka përqafuar çdo politikë të klubit në drejtim të afrimit të lojtarëve dhe nuk ka pasur pretendime edhe nëse pjesa më e madhe e ekipit do të përbëhej nga lojtarë të rinj.

Ermal Sika – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"