Ahmataj mbetet në ajër, klubi as po dhe as jo. Ja situata te Tirana

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 9, 2019 | 11:03

Ahmataj mbetet në ajër, klubi as po dhe as jo. Ja situata te Tirana

Julian Ahmataj po! Julian Ahmataj jo! Gjithçka është në ajër. Edhe pse është folur shumë këto ditë për një largim të mundshëm të Julian Ahmatajt, akoma nuk ka një vendim zyrtar. Duhet që si fillim Julian Ahmataj të largohet nga Tirana për t’u hapur rrugën të tjerëve.

julian ahmataj

Burime në klub bëjnë me dije se mes Tiranës dhe Ahmatajt rrugët janë ndarë. Gjithsesi, asgjë nuk mund të thuhet me siguri. Ekziston një mundësi shumë e vogël që Tirana të mos nxitohet dhe t’i japë edhe një mundësi në derbi Julian Ahmatajt. Nëse ky i fundit ia del në ndeshjen me Partizanin, atëherë mund të qëndrojë edhe në drejtim të ekipit. Mundësia tjetër është një më e koklavitur.

julian ahmataj

Refik Halili, që të mos sjellë pështjellim apo të vërë në vështirësi drejtuesit e rinj të skuadrës, mund të bëjë një veprim tjetër. Skuadrën mund ta drejtojë provizorisht në derbi një nga trajnerët e akademisë apo edhe Emanuel Egbo dhe pas Partizanit, ekipi të marrë udhë me stafin e ri teknik. Gjithsesi, të gjitha këto janë veçse supozime, pasi klubi Tirana si fillim duhet të marrë një vendim për stafin aktual dhe më pas të mendojë për të ardhmen e afërt. Dhe gjithçka do të zbulohet sot, me daljen apo jo të Ahmatajt në stërvitje…

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"