Afrimi i parë në merkaton e janarit, Partizani “rrëmben” mesfushorin 21-vjeçar

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 1, 2024 | 23:09

Afrimi i parë në merkaton e janarit, Partizani “rrëmben” mesfushorin 21-vjeçar

Redon Ismaili do të jetë afrimi i parë i Partizanit në merkaton e janarit. Mesfushori 21-vjeçar ka arritur akordin me kampionët në fuqi të Superiores, teksa pritet që ditën e nesërme t’i bashkohet skuadrës në fazën përgatitore në Turqi. Këto janë raportimet e fundit që vijnë nga mediat kosovare.  

414481152_3708962739345223_5236405368946131480_n

Mesfushori i talentuar i dha fund kontratës me Gjilanin në Kosovë, teksa do të fillojë një aventurë të re, në elitën e futbollit shqiptar. Ismaili është produkt i akademisë së Gjilanit, teksa në të kalurën është aktivizuar edhe me Vllazninë e Pozheranit.  21-vjeçari ka qenë pjesë edhe e Kosovës U-19 ku ka regjistruar 1 ndeshje.  

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"