Afrimi i bujshëm në këtë merkato, ja sfidat e Skukës për t’u kthyer i dikurshmi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 12, 2024 | 19:54

Afrimi i bujshëm në këtë merkato, ja sfidat e Skukës për t’u kthyer i dikurshmi

Afrimi më i bujshëm i kësaj merkatoje të Kategorisë Superiore deri më tani është Xhuliano Skuka.

skuka

Sulmuesi la përgjysmë huazimin te Maribori dhe vendosi të kthehet te Partizani me të njëjtën formulë. Metzi, që shpenzoi 1.4 milionë euro për ta blerë, ka ende në pronësi kartonin e dibranit.

Skuka kthehet në një klub ku di të tregojë veten, por përpara ka një betejë të madhe për t’u rikthyer i dikurshmi. Për ta bërë këtë, sulmuesi do të duhet që fillimisht të kthehet fizikisht në formën e duhur dhe të humbë pak peshë, por edhe të mposhtë psikologjikisht gjithë ata që i janë vënë përballë dhe flasin për dështimin e tij te Metzi dhe te Maribori. Misioni ka nisur…

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"