Administratori i Vllaznisë flet për situatën e vështirë: Përforcimet e ardhura ishin kërkesa të stafit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 8, 2018 | 20:52

Administratori i Vllaznisë flet për situatën e vështirë: Përforcimet e ardhura ishin kërkesa të stafit

Administratori i Vllaznisë, Astrit Gjyrezi, ka dalë edhe njëherë të sqarojë situatën e vështirë që po kalon klubi shkodran. “Momenti i tanishëm është shumë i papërshtatshëm, dhe askush nuk do ta kishte dëshiruar. Kemi punuar të ndërtojmë një ekip sa më konkurrues për kampionatin, si dhe me përforcimet dhe fazën përgatitore të zhvilluar sipas kërkesave të stafit, për të përballuar dy fazat e mbetura të lojës.”

Astrit Gjyrezi

Për situatën e trajnerit Gjoka, administratori Gjyrezi sqaroi se trajneri ka mbështetjen e plotë të klubit, dhe ka besim se ai mund ta çojë Vllazninë aty ku e meriton.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"