Abrashi humb ndeshjet ndaj Spanjës dhe Italisë, Frajburgu konfirmon 4 javë mungesë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 18, 2017 | 16:38

Abrashi humb ndeshjet ndaj Spanjës dhe Italisë, Frajburgu konfirmon 4 javë mungesë

Mesfushori i kombëtares shqiptare, Amir Abrashi, do të qëndrojë 4 javë larg fushave të blerta pas dëmtimit të pësuar dje në ndeshjen e Bundesligës mes Bajer Leverkusenit dhe Frajburgut.

abrashi

Ai la fushën e lojës në minutën e 28 duke çaluar, pas një përplasjeje me një kundërshtar në mesfushë, dhe pas kryerjes së analizave të detajuara nga mjekët e skuadrës, u mësua se futbollisti ka këputje të ligamentit të jashtëm dhe të brendshëm të kyçit të djathtë të këmbës.

Në këtë mënyrë, 27-vjeçari nuk do të jetë në shërbim të trajnerit të kombëtares shqiptare Kristian Panuçi për ndeshjet e tetorit ndaj Spanjës dhe Italisë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"