Abazaj: E pafalshme mënyra si u mundëm me Partizanin. Në sulm me Gurin? Pse jo…

Panorama Sport | Gazeta me e shitur sportive ne vend

Postuar: Mars 14, 2018 | 21:56

Abazaj: E pafalshme mënyra si u mundëm me Partizanin. Në sulm me Gurin? Pse jo…

Lojtari i ndeshjes Luftëtari-Kukësi, ku shënoi edhe një gol, u shpall Kristal Abazaj. Sulmuesi shprehet se tashmë që po kthehet në formën e tij më të mirë pas disa problemesh fizike, po jep edhe më të mirën në fushë.

abazajjj sd

U desh një tundje nga Partizani që të vinit këtu të fortë

Nuk është turp të rrihesh nga Partizanit, por ashtu si u mundëm, me 3 gola, ishte e pafalshme.

Lojtar i ndeshjes, goli. Përmbysja mbi të gjitha.

Është e vërtetë, vija pas 3-4 ndeshjeve me lëkundje. Kam pasur disa probleme fizike. Unë kur jam në 100% jap më të mirën time. Sot jam i kënaqur për 3 pikët e marra.

Gabim i pafalshëm me Partizanin. 2 ndeshjet më të dobëta tuajat janë ndaj Partizanit.

E vërtetë. Jemi mundur 2 herë në Tiranë, dhe nuk kemi shfaqur një formë të mirë.

E mendoni një repart sulmi bashkë me Gurin?

Guri është një lojtar mjaft i mirë, dhe do ishte mirë të isha në një repart sulmi me të.






www.minuta90.com