Nuk po gjen shumë hapësira te Liverpuli, Shaqiri kërkohet në huazim nga…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 2, 2019 | 20:57

Nuk po gjen shumë hapësira te Liverpuli, Shaqiri kërkohet në huazim nga…

Xherdan Shaqiri nuk po kalon periudhën më të mirë të mundshme te Liverpuli këtë sezon, teksa është aktivizuar shumë pak.shaqiri

Sulmuesi shqiptar ka konkurencë të fortë tek ekipi i drejtuar nga Klop, ku duhet të konkurrojë për një vend titullari me Salah, Mane dhe Firminjo.

Forma e mirë që po kalojnë këta futbollistë, ka bërë që Shaqiri të qëndrojë në stol për shumicën e ndeshjeve.

Nga kjo kërkon të përfitojë klubi turk i Galatasarait, të cilët prej kohësh e kanë kërkuar 28-vjeçarin.xherdan shaqiri

Turqit dëshirojnë të marrin në merkaton e janarit futbollistin në ekipin e tyre në formën e huazimit, dhe shumë shpejt pritet të nisin kontaktet me Liverpulin.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"