Efekti “domino” në merkato, nëse Nejmar shkon te Barcelona, do largohet…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 3, 2019 | 15:38

Efekti “domino” në merkato, nëse Nejmar shkon te Barcelona, do largohet…

Osman Dembele nuk ka arritur të plotësojë pritshmëritë e tij tek Barcelona, dhe e ardhmja e tij është në dyshim.ousmane-dembele-barcelona_47c2wovfu7x4100fpfnak54uy

Drejtuesit katalanas nuk kanë ndërmend të heqin dorë nga shërbimet e lojtarit, madje edhe Valverde po mendon t’i japë lojtarit më shumë hapësira, për të marrë më të mirën nga ai. Por, në rast se tek Bracelona rikthehet përsëri Nejmar, me shumë mundësi francezit i duhet të shikojë për një destinacion të ri.

Tek spanjollët erdhi një ofertë 70 milionë euro, nga Bajern Mynih për 22-vjeçarin, por u refuzua menjëherë.Dembele

Lojtari u ble 2 vite më parë tek Borusia Dortmund, për afro 150 milionë euro, dhe katalanasit nuk kanë ndërmend ta shesin për një shumë më të vogël. Gjithsesi nëse Nejmar transferohet tek Barcelona, e ardhmja e yllit francez pritet të jetë tek PSG.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"