90 minuta larg realizimit të objektivit, futbollisti i Tomorit: Duam dhe titullin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 12, 2020 | 13:32

90 minuta larg realizimit të objektivit, futbollisti i Tomorit: Duam dhe titullin

Tomori ka arkivuar fitoren e thellë me Selenicën dhe është përqendruar te Tepelena. Beratasit janë një hap larg ngjitjes, ndaj bëjnë llogaritë që në 180 minutat e mbetura të marrin të paktën një fitore për të siguruar matematikisht kalimin në Kategorinë e Parë.
238229
Aldo Dervishaj e quan të mbyllur këtu historinë e kreut. Autor i 19 golave të shënuar në këtë sezon, për “Panorama Sport” thotë: “Fitorja e fundit pati shumë rëndësi për ne. Nëse do të donim, mund të nxirrnim edhe goleadorin e kampionatit, por në ekipin tonë nuk shënon kush gola me ‘porosi’. Pavarësisht se jemi një hap larg ngjitjes, do të punojmë me të njëjtin përkushtim deri në fund të sezonit. Tani do të na duhet të mendojmë dhe të përgatitemi për finalen ndaj Vorës, nga e cila duam trofe”.

EDI SPAHIU – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"