530 milionë paund të shpenzuar, Guardiola ka bërë vetëm dy “gabime”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 22, 2018 | 11:15

530 milionë paund të shpenzuar, Guardiola ka bërë vetëm dy “gabime”

Fatura e sheikut Mansur që kur ka marrë kontrollin e Sitit 10 vite më parë i ka kaluar 1.3 miliardë paundët për qindra lojtarë. Pep Guardiola mund të ketë shpenzuar vërtet më shumë se 530 milionë paund te Mançester Siti në merkato, por sërish, pavarësisht dy gabimeve me afrimet e para të trajnerit katalanas në “Etihad” (Nolito 13.5 mln sterlina dhe Klaudio Bravo, 15.4), ai mund të konsiderohet një nga menaxherët më të mirë të merkatos në Angli.

guardiola

Në vitin 2018 kampionëve të Anglisë iu shtuan vetëm dy fytyra të reja, Ajmerik Laport dhe Rijad Mahrez, të cilët konfirmuan se ishin afrime me vlerë. Goditjet e tij të konfirmuara janë Mahrez (60 milionë paund); Laport (57); Mendi (45.3); Uoker (45); Bernardo Silva (43); Ederson (35); Sane (37); Zhezus (28.6); Stons (47.5); Gyndoan (20.4), Danilo (26.5) dhe Zinçenko (1.7)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"