24 orë pas ardhjes te Barcelona, trajneri i ri mbyll çështjen e Vidalit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 16, 2020 | 0:58

24 orë pas ardhjes te Barcelona, trajneri i ri mbyll çështjen e Vidalit

Trajneri i ri i Barcelonës Kike Setien ka vendosur t’i besojë mesfushorit kilian Arturo Vidal.

Spain Soccer Barcelona Setien
Mediat spanjolle raportojnë se 61-vjeçari është takuar me krerët e lartë të klubit të Barcelonës duke u treguar se nuk pranon që Vidal të largohet gjatë janarit. Kiliani kërcëoi në fund të 2019 se do të largohej nga klubi për shkak të minutave të pakta në fushë dhe mosshlyerjes financiare nga klubi katalanas.

Në këtë mënyrë duket se 32-vjeçari do të qëndrojë sërish në Spanjë dhe Interi duhet të mendojë për tjetër lojtar të pozicionit të kilianit.

vidal

Kike Setien u prezantua si trajneri i ri i Barcelonës ditën e djeshme.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"