“Marrim pikë në Peshkopi”, kapiteni Koleci i ka llogaritë e qarta për Burrelin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 16, 2023 | 19:59

“Marrim pikë në Peshkopi”, kapiteni Koleci i ka llogaritë e qarta për Burrelin

Edhe pse kampionati është ndërprerë, matjanët po stërviten me intensitet të plotë. Ndeshja më e afërt për Burrelin do të jetë ajo e së mërkurës për Kupën e Shqipërisë. Në “Liri Ballabani” do të presin Valbonën, që konkurron në kampionatin e Kategorisë së Dytë.

BURRELI

Fokusi i skuadrën së drejtuar nga trajneri Dorjan Bubeqi është Kategoria e Parë sidoqoftë dhe më konkretisht te transferta ndaj Korabit. Këtë e thotë edhe mesfushori Aristotel Koleci, në një deklaratë të dhënë për “Panorama Sport”: “Pavarësisht ndërprerjes së kampionatit për shkak të zhvillimit të ndeshjeve të ekipit tonë kombëtar, skuadra jonë jo vetëm që nuk ka pushuar.

Seancat stërvitore kanë vijuar dhe me ngarkesë”. Në vijim të prononcimit të tij, 30-vjeçari ndalet te ecuria e skuadrës apo masoni që i kanë vënë vetes. “Pozicionimi që kemi aktualisht në renditje, nuk pasqyron vlerat reale të skuadrës. Në ndeshjen e fundit me Elbasanin, ekipi nuk duhej të dilte pa pikë. Krijuam volum loje të shoqëruar me raste për shënim. Me pak kujdes duhej të dilnim nga fusha me një tjetër rezultat. Synimi ynë do të jetë kampionati dhe largimi nga vendet e fundit. Kalendari na rezervon një ndeshje të vështirë siç është transferta e Peshkopisë dhe atje do të shkojmë për pikë”, përfundoi Koleci.

NDERIM GOCI -PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"