Postuar: Janar 30, 2026 | 19:50
ZYRTARE/ Zbulimi i madh i Kërnajës, Partizani e vendos përballë drejtorit me kontratën e re
Marjus Kola ka firmosur sot një kontratë të vlefshme deri në vitin 2027 me Partizanin. Mbrojtësi i krahut të djathtë është një nga zbulimet e trajnerit Oltijon Kërnaja.

Kola afrohej fillimisht tek ekipi B. Më pas kaloi me ekipin e parë ku tashmë konkurron me Karlos Martinez për vendin e titullarit.
Drejtori Agim Ibraimi shtrëngoi dorën me Kolën. Ky zyrtarizim vjen para ndeshjes me Elbasanin.
Njoftimi i Partizanit:
“FK Partizani me kënaqësi zyrtarizon arritjen e marrëveshjes me lojtarin Marjus Kola. Mbrojtësi 24 vjeçar konsiderohet një tjetër lojtar premtues teksa ka nënshkruar së fundmi një kontratë për 1.5 vite me të kuqtë”.
PANORAMASPORT.AL













