ZYRTARE/ Vllaznia publikon 11 njoftime për të ardhmen, por mungon më i rëndësishmi
Vllaznia është pa frena që nga data 1 qershor. Dhe pse zhgënjimi ishte i madh në kampionat, kuqeblutë po mendojnë për sezonin e ri. Për këtë janë njoftuar rinovime me radhë.

Deri tani janë 11 njoftime zyrtare për të ardhmen. Bëhet fjalër për rinovimet e trajnerit Martini, drejtorit Sinani dhe lojtarëve Kallaku, Kastrati, Pohls, Murataj, Çelikoviç, Qato, Dros dhe së fundmi Rezart Bunjaj. Një njoftim i është dedikuar largimeve të Jagos dhe Kuros.
Sa i përket njoftimeve, mungon ai për një nga titullarët më të rëndësishëm. Pikërisht Esat Mala, që është parë si titullar i padiskutueshëm prej vitesh te Vllaznia. “Panorama Sport” më parë ka raportuar për Egnatian, që pritet të jetë destinacioni i ri i Malës.
NJOFTIMI I 11-TË I VLLAZNISË
“KF Vllaznia dëshiron të bëjë me dije se ka rinovuar kontratën edhe me portierin Rezart Bunjaj. Sëbashku me Pohls dhe Jukaj, këto tre portierë do të jenë siguria e skuadrës në prapavijën e saj për sezonin e ri”, shkruan klubi shkodran.

PANORAMASPORT.AL













