ZYRTARE/ Vllaznia konfirmon huazimin e sulmuesit të Skënderbeut, ja kur do të bashkohet me skuadrën shkodrane 

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 19, 2025 | 18:08

ZYRTARE/ Vllaznia konfirmon huazimin e sulmuesit të Skënderbeut, ja kur do të bashkohet me skuadrën shkodrane 

Tashmë është zyrtare, sulmuesi i Skënderbeut, Çarls Bismark, do të jetë pjesë e Vllaznisë, për ndeshjen e Kupave të Europës, teksa bashkohet me shkodranët në formë huazimi. 

bismark

Lajmi është konfirmuar nga klubi kuqeblu, nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare, ku bëhet me dije se sulmuesi 24-vjeçar, do t’i bashkohet Vllaznisë ditën e nesërme në stërvitje dhe do të jetë pjesë e saj në ndeshjet e Kupave të Europë. 

NJOFTIMI ZYRTAR I VLLAZNISË:  

KF Vllaznia bën të ditur se ka arritur një marrëveshje me KF Skënderbeut për huazimin e futbollistit Bismark Charles Kwarena Sie. Sulmuesi 24 vjeçar do t’i bashkohet skuadrës tonë ditën e nesërme në stërvitje dhe do të jetë pjesë e saj në ndeshjet e Kupave të Europës.


View this post on Instagram

A post shared by KF Vllaznia (@kfvllaznia)

PANORAMASPORT.AL