Postuar: Janar 23, 2026 | 22:22
ZYRTARE/ Vendoset menjëherë nën urdhërat e trajnerit, klubi i Superiores prezanton sulmuesin ganez
Klubi i Superiores, Bylisi ka prezantuar një sulmues që vjen nga Gana.

Bëhet fjalë për anësorin Faisal Çarvetei. Ballshiotët bëjnë me dije se 23-vjeçari tashmë është vënë nën urdhërat e trajneri Mirel Josa.
NJOFTIMI I PLOTË
FK BYLIS ka kënaqësinë të prezantojë zyrtarizimin e bashkëpunimit me sulmuesin Faisal Charwetey, nga Gana. 23-vjeçari vjen nga elita e futbollit ganez dhe është vënë menjëherë në dispozicion të trajnerit Mirel Josa, për të dhënë kontributin në realizimet e synimeve që ka klubi ynë.
I urojmë mirëseardhjen dhe suksese lojtarit tonë më të ri!
#forcabylis#njeklubshumezemra
PANORAMASPORT.AL













