ZYRTARE/ Vendimtar për mbijetesën te Tirana, largohet përfundimisht një nga kapitenët e bardhebluve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 6, 2026 | 14:08

ZYRTARE/ Vendimtar për mbijetesën te Tirana, largohet përfundimisht një nga kapitenët e bardhebluve

Rimal Haxhiu ka vendosur ta mbyllë me Tiranën pas tre vitesh bashkëpunim. 27-vjeçari postoi përmes rrjeteve sociale, ndërsa ishte nga lojtarët që i përfundonte kontrata.

haxhiu tirana

“Faleminderit Tirana. Falenderoj presidentin, shokët e ekipit dhe tifozët. Për të gjithë momentet e bukura dhe të vështira që kaluam”, shkruan Haxhiu.

Haxhiu ishte ndër lojtarët më të rëndësishëm në fundin e kampionatit. Fillimisht goli i tij solli bardhebluve 3 pikë të arta në Durrës ndaj Teutës. Më pas asistoi golin e vetëm në fitoren ndaj Vllaznisë. Në fund i shënoi Elbasanit për të dyfishuar shifrat në “Elbasan Arena”.

Nga Tirana largohet me kujtimin e 127 paraqitjeve. Sulmuesi shënoi 8 gola dhe asistoi 13 të tjerë.

Screenshot 2026-06-06 140251

PANORAMASPORT.AL