ZYRTARE/ U mbijetoi shumë krizave e trajnerëve, Partizani i jep lamtumirën pas 10 vitesh…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 11, 2025 | 14:42

ZYRTARE/ U mbijetoi shumë krizave e trajnerëve, Partizani i jep lamtumirën pas 10 vitesh…

Renaldo Kalari i ka dhënë lamtumirën pas një dekade “demave të kuq”. Klubi bëri të ditur sot ndërprerjen e bashkëpunimit me atë i cili kishte mbërritur në këtë klub 10 vite më parë si lojtar, por u bë pejsë e stafit teknik të tij dhe shpesh edhe trajner i ekipeve zinxhir e vetë skuadrës së parë, në momente krizash ku ai ishte “zgjidhja e emergjencës”.

kalari

“Klubi i Futbollit Partizani njofton përfundimin e bashkëpunimit me trajnerin e skuadrës Partizani B ,  Renaldo Kalari .

Gjatë sezonit 2024–2025, Kalari udhëhoqi me sukses skuadrën drejt realizimit të objektivit të ngjitjes në Kategorinë e Dytë .

Klubi e falënderon për kontributin dhe energjinë e dhënë dhe i uron suksese në vazhdim të karrierës si trajner “, shkruhej në njoftimin e  Partizanit.

PANORAMASPORT.AL