ZYRTARE/ Tjetër dëshirë e Martinit konkretizohet, Vllaznia rikthen lojtarin që i fitoi të gjitha në Shqipëri

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 7, 2025 | 14:45

ZYRTARE/ Tjetër dëshirë e Martinit konkretizohet, Vllaznia rikthen lojtarin që i fitoi të gjitha në Shqipëri

Aleksandër Kuro është zyrtarisht lojtar i Vllaznisë, ndërsa ka firmosur për 1 vit me të drejtë rinovimi. 31-vjeçari rikthehet në Shqipëri pas eksperiencës me Florianën në Maltë.

Screenshot 2025-06-07 103837

Kuro është dëshirë e trajnerit Martini, që e njeh mirë nga eksperienca e mëparshme me Teutën. Kështu tjetër dëshirë e trajnerit konkretizohet pas prezantimit të Krujës. Kuro i ka fituar ndërkohë të gjithë trofetë në Shqipëri.

Njoftimi i Vllaznisë:

“KF Vllaznia ka kënaqësinë të njoftojë se nga sot pjesë e saj është bërë edhe futbollisti Aleksander Kuro. Mbrojtësi me shumë përvojë rikthehet të luajë sërish në kampionatin tonë pas eksperiencës së mëparshme me Teutën. Kontrata e tij me klubin tonë është njëvjeçare, me të drejtë zgjatje edhe për një vit tjetër.
Mirë se erdhe në familjen kuqeblu Aleksander Kuro!”

PANORAMASPORT.AL