ZYRTARE/ Te Vllaznia e Martinit u shfaq si surprizë në stërvitje, prezantohet sulmuesi që u largua nga Shkodra
Kevin Zefi është prezantuar nga Sligo Rovers. Klubi irlandez luan në elitë dhe sulmuesi shqiptar është i lidhur me kontratë deri në fundin e sezonit. Pra deri në nëntor të këtij viti.

21-vjeçari shfaqej te Vllaznia në fundin e vitit të kaluar, por dhe pse stërvitej nuk pati akord mes palëve. I lindur në Irlandë, më parë flitej për një nga më të talentuarit e moshave. Dhe pse fitoi ftesën e Shqipërisë U-21, asnjëherë nuk është grumbulluar me ekipin deri tani.
Zefi ishte për herë të fundit pjesë e Romës ku luajti me moshat. Po ashtu nuk regjistron asnjë paraqitje me një ekip profesionist. Pra ka luajtur vetëm me moshat ku përmenden Shamrok Rovers, Interi dhe Roma.
Asnjë paraqitje në vitin 2026. Zefi është në dispozicion që sot ndaj Bohemians më 29 maj.
EMANUEL LOCI-PANORAMASPORT.AL













