Postuar: Janar 14, 2026 | 22:18
ZYRTARE/ Te Partizani ndryshojnë mendje në mes të sezonit, portieri largohet menjëherë nga të kuqtë
Skandër Tahri do të jetë i Luftëtarit në pjesën e mbetur të sezonit. Portieri i Partizanit është huazuar, ndërsa të kuqtë ndryshuan kështu mendje pasi fillimisht u tërhoqën nga huazimi.

Luftëtari kërkon mbijetesën në Kategorinë e Parë. Tahri ndërkohë do e shfrytëzojë këtë mundësi për më tepër minuta.
Njoftimi i Luftëtarit:
“Klubi njofton afrimin e portierit Skënder Tahri, 21 vjeç, i cili bashkohet me ekipin BluZi në formë huazimi nga klubi Partizani. Një portier me perspektivë dhe cilësi, Tahiri vjen për të shtuar konkurrencë, siguri dhe stabilitet në repartin e portës”.
PANORAMASPORT.AL













