Postuar: Korrik 17, 2025 | 23:59
ZYRTARE/ Shansi i artë i Vllaznisë, shorti i turit të tretë në Ligën e Konferencës e çon mes favoritëve
Vlaznia ia ka dalë të kalojë me përmbysje Daugavpils të Letonisë dhe të kualifikohet në turin e dytë të Ligës së Konferencës. Aty shkodranët i pret një kundërshtar më i vështirë, Vikngur i Islandës.

Por paralelisht me anën negative, ka edhe një të tillë pozitive për këtë përballje me shkodranët, të cilët mund të përfitojnë nga koeficienti i ekipit islandez në Europë, nëse arrijnë ta kalojnë.
Të hënën, në UEFA hidhet shorti i turit të tretë të kompeticioneve ndërkombëtare dhe çifti-Vikingur-Vllaznia, gjendet në vazon e ekipeve favorite. Kësisoj, shkodranët shmangin ekipet e mëdha që janë në garë në turin e tretë. Gjithmonë nëse më parë ia dalin të kalojnë islandezët.
E.KUKA-PANORAMASPORT.AL













