Postuar: Qershor 5, 2026 | 21:07
ZYRTARE/ “Rrufe” në qiell të hapur pas titullit kampion, Egnatias i largohet sulmuesi që u afrua me bujë
Kastriot Selmani është larguar nga Egnatia. Kampionët kanë njoftuar përmes rrjeteve sociale për 26-vjeçarin, që afrohej me bujë nga Drita në verën e kaluar.

Selmani dha kontributin e tij në krahun e djathtë të sulmit. Dhe pse kontrata ishte e vlefshme deri në vitin 2027, është shkëputur para kohe.
Sulmuesi i lindur në Podujevë largohet me kujtimin e titullit kampion. Gjatë sezonit pati 42 paraqitje ku shënoi dy gola dhe asistoi tre të tjerë.
“Faleminderit, Selmani, për gjithçka që i dhe Egnatias. Kontributi yt do të mbetet gjithmonë pjesë e historisë së klubit”, shkruan Egnatia.

PANORAMASPORT.AL













