Postuar: Maj 15, 2025 | 23:57
ZYRTARE/ Rikthim në shtëpi, Edi Martini prezantohet si trajner i Vllaznisë
Edi Martini është zyrtarisht trajner i Vllaznisë.
Klubi shkodran e ka bërë të ditur përmes një postimi në rrjetet sociale duke konfirmuar lajmin e “Panorama Sport”. Shkodrani ka firmosur kontratë vetëm për një sezon, 2025/26.
Postimi i plotë
𝐊𝐎𝐌𝐔𝐍𝐈𝐊𝐀𝐓𝐄̈ 𝐏𝐄̈𝐑 𝐒𝐇𝐓𝐘𝐏
𝐊𝐅 𝐕𝐥𝐥𝐚𝐳𝐧𝐢𝐚 𝐛𝐞̈𝐧 𝐭𝐞̈ 𝐝𝐢𝐭𝐮𝐫 𝐬𝐞 𝐤𝐚 𝐚𝐫𝐫𝐢𝐭𝐮𝐫 𝐚𝐤𝐨𝐫𝐝𝐢𝐧 𝐦𝐞 𝐧𝐣𝐞̈ 𝐧𝐠𝐚 𝐞𝐦𝐫𝐚𝐭 𝐞 𝐧𝐣𝐨𝐡𝐮𝐫 𝐭𝐞̈ 𝐟𝐮𝐭𝐛𝐨𝐥𝐥𝐢𝐭 𝐒𝐡𝐤𝐨𝐝𝐫𝐚𝐧, 𝐩𝐢𝐤𝐞̈𝐫𝐢𝐬𝐡𝐭 𝐳. 𝐄𝐝𝐢 𝐌𝐚𝐫𝐭𝐢𝐧𝐢, 𝐩𝐞̈𝐫 𝐭𝐞̈ 𝐪𝐞𝐧𝐞̈ 𝐚𝐢 𝐭𝐫𝐚𝐣𝐧𝐞𝐫𝐢 𝐢 𝐫𝐢 𝐢 𝐬𝐤𝐮𝐚𝐝𝐫𝐞̈𝐬 
𝐩𝐞̈𝐫 𝐬𝐞𝐳𝐨𝐧𝐢𝐧 𝟐𝟎𝟐𝟓-𝟐𝟎𝟐𝟔.
𝐌𝐢𝐫𝐞̈ 𝐬𝐞 𝐮 𝐫𝐢𝐤𝐭𝐡𝐞𝐯𝐞 𝐧𝐞̈ 𝐬𝐡𝐭𝐞̈𝐩𝐢! #𝐞𝐝𝐢𝐦𝐚𝐫𝐭𝐢𝐧𝐢
Për ish-sulmuesin kuqeblu ky do të ishte një rikthim në pankinën e shkodranëve pas 15 vitesh, ku më parë ai ka drejtuar në sezonin 2009- 2010, ekipin e tij të zemrës.
Martini ka fituar një reputacion në vitet e fundit në Superiore në rolin e trajnerit, ku me Teutën arriti të fitonte kampionatin në edicionin 2020-21. E po ashtu me durrsakët triumfoi edhe në Kupën e Shqipërisë në sezonin 2019-20, teksa ka triumfuar edhe në Superkupë në vitin 2021.
PANORAMASPORT.AL













