ZYRTARE/ Pjesë e Partizanit për një sezon, të kuqve u largohet sulmuesi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 8, 2025 | 12:56

ZYRTARE/ Pjesë e Partizanit për një sezon, të kuqve u largohet sulmuesi

Agim Zeka e ka mbyllur zyrtarisht me Partizanin. “Panorama Sport” raportoi ekskluzivisht se palët do të ndanin rrugët pas një viti. 

Screenshot 2025-07-08 125552

Zeka ia doli të fitojë ftesën e Kombëtares, ndërsa ishte pjesë e Partizanit. Palët kanë ndërprerë ndërkohë me mirëkuptim kontratën sot.

Njoftimi i Partizanit:

“Partizani zyrtarizon mbylljen e bashkëpunimit me lojtarin Agim Zeka. Sulmuesi 26 vjeçar dhe klubi kanë vendosur të ndërpresin me mirëkuptim sot kontratën mes tyre.
Partizani dëshiron ti shpreh mirënjohjen Agim Zekës për kontributin e dhënë me fanelën e kuqe, dhe i uron shumë suksese në karrierë.
Kënaqësi që ishe pjesë e familjes tonë të madhe FK Partizani”.

PANORAMASPORT.AL