ZYRTARE/ Partizani “peshkon” te Prishtina, lojtari shtatlartë e nis me fjalë motivuese: I bashkohem klubit më të madh shqiptar

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 3, 2025 | 18:28

ZYRTARE/ Partizani “peshkon” te Prishtina, lojtari shtatlartë e nis me fjalë motivuese: I bashkohem klubit më të madh shqiptar

Orik Morina i është bashkuar zyrtarisht Partizanit. Transferimin në Tiranë e ka bërë të ditur vetë 19-vjeçari, i cili largohet kështu nga Prishtina U-21.

orik morina

Morina luan në qendrën e mbrojtjes ku “demat” kanë lojtarë si Janjeva, Domgjoni, Bytyçi, Çipi, Preka dhe Sembene.

Duhet thënë se nuk ka prezantim nga ana e klubit të Partizanit, ndërsa lojtari i lindur në Prishtinë pritet të japë fillimisht kontributin e tij tek ekipi B i kryeqytetasve.

Postimi i Orik Morinës:

“Jam tejet i lumtur dhe i nderuar t’i bashkohem klubit më të madh shqiptar FK Partizani Tirana. Dashurinë për lojën dhe dëshirën për të dhënë më të mirën për ekipin e kam patur prej fëmijërisë.

Andaj gjithë pasionin dhe angazhimin maksimal do ta jap në këtë klub të mrekullueshëm. Dua të falënderoj familjen, trajnerët, menaxherin dhe shokët e skuadrës.

Mbështetja juaj do të thotë shumë për mua. Do të mundohem të jap gjithçka që kam nga vetja për të realizuar objektivat dhe projektin që më ka ofruar klubi. Unë jam gati për këtë sfidë të re dhe mezi pres të

vazhdoj rrugën drejt sukseseve me FK Partizanin. Faleminderit që besuat në mua. PMTP”.

481247937_122143326086531459_3557410053022375478_n

PANORAMASPORT.AL