ZYRTARE/ Partizani i shkarkon të gjithë, largon Milinkoviç dhe jo vetëm atë
Mladen Milinkoviç është shkarkuar nga Partizani siç “Panorama Sport” kishte paralajmëruar. Trajneri serb qëndroi për gjashtë javë në krye të “demave”, ndërsa të kuqtë përfunduan në vendin e parafundit me vetëm 4 pikë të grumbulluara.

Jo vetëm kaq. Klubi i kuq ka njoftuar se nga detyra janë shkarkuar edhe dy ndihmësit e tij, Slobodan Milinkoviç dhe Nikola Stankoviç. Më parë Arbër Abilaliaj dha dorëheqjen nga Partizani.
Njoftimi i Partizani:
“Klubi i Futbollit Partizani njofton mbylljen e bashkëpunimit me trajnerin Mladen Milinković.
Pas analizës së bërë mbi paraqitjet dhe rezultatet e skuadrës në këto 6 javë të kampionatit, klubi ka vendosur të shkarkojë nga detyra trajnerin Milinkoviç dhe dy ndihmësit e tij”.
PANORAMASPORT.AL













