ZYRTARE/ Partizani e transferoi për të zëvendësuar Matondon, mesfushori gjen ekip në kategorinë e dytë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 16, 2026 | 12:13

ZYRTARE/ Partizani e transferoi për të zëvendësuar Matondon, mesfushori gjen ekip në kategorinë e dytë

Masanga Matondo u largua nga Partizani në verën e vitit 2023 dhe prej atëherë të kuqtë e kujtojnë me nostalgji. Një vit më vonë, Partizani huazoi Jozef Mintongon te i cili mendohej se u gjet Matondo i ri.

mintongo

Futbollisti nga Kameruni nuk i përmbushi pritshmëritë, ndërsa në edicionin e kaluar luajti vetëm katër ndeshje me ekipin e parë. Dhe pse huazimi nga Fortuna du Mfu u tregua të jetë 2-vjeçar, Mintongo u largua pas përfundimit të sezonit.

Pas disa muajsh, 20-vjeçari ka gjetur ekipin e ri. Bëhet fjalë për USM Oujda në Marok.

Klubi i tij i ri luan në kategorinë e dytë për nga niveli. Mintongo po provon të shpërthejë nga Afrika, pas dështimit në Shqipëri.

PANORAMASPORT.AL