Postuar: Korrik 11, 2025 | 19:12
ZYRTARE/ Partizani e largoi para Europës, Agim Zeka firmos në Spanjë dhe prezantohet si… shqiponjë
Agim Zeka ka firmosur në Spanjë. Ish-sulmuesi i Partizanit është sulmuesi më i ri i Real Mursias.

Real Mursia militon në ligën e tretë spanjolle për nga rëndësia. 26-vjeçari e ka për herë të parë eksperiencën në Spanjë.
Nga Partizani u largua disa ditë para fillimit të aventurës në Europë, me kujtimin dy golave dhe ftesës së Kombëtares. Palët vendosën të ndërpresin me mirëkuptim kontratën pikërisht këtë muaj.
PANORAMASPORT.AL













