Postuar: Shkurt 6, 2025 | 13:21
ZYRTARE/ Nuk ishte pjesë e skuadrës prej sfidës me Tiranën, mesfushori largohet nga klubi i Superiores
Altin Kryeziu ka zyrtarizuar largimin nga Laçi. Mesfushori 23-vjeçar falenderon kurbinasit për aventurën e tij në Shqipëri.

Mesfushori nuk ishte pjesë e skuadrës prej ndeshjes me Tiranën, më 21 dhjetor. Te Laçi u afrua në verën e vitit 2023.
Kjo ishte dhe aventura e tij e parë në Shqipëri. Tashmë mbetet për t’u parë ku do e vazhdojë karrierën.

PANORAMASPORT.AL













