ZYRTARE/ Një nga liderët e skuadrës, futbollisti rinovon kontratën me ekipin që siguroi mbijetesën në Superiore
Dajan Shehi ka rinovuar kontratën me Vorën edhe për sezonin e ardhshëm. Një nga shtyllat e ekipit që kontribuoi në qëndrimin në Superiore ka vendosur që të vazhdojë rrugëtimin me shokët e skuadrës. Lajmi u bë i ditur nga vetë klubi vorak.
POSTIMI I PLOTË
Futboll Klub Vora dhe Dajan Shehi do të vijojnë bashkëpunimin edhe për sezonin në vazhdim. Mbrojtësi ka rinovuar kontratën me klubin tonë, duke konfirmuar besimin reciprok dhe vazhdimësinë e projektit të përbashkët.
Pas një sezoni me paraqitje pozitive, përkushtim dhe seriozitet maksimal në fushën e lojës, presidenca e klubit ka vendosur të vlerësojë kontributin e Dajan Shehit me rinovimin e kontratës. Klubi e konsideron atë një element të rëndësishëm në repartin defensiv dhe beson se ai do të vazhdojë të japë maksimumin me fanellën e Vorës.
Rinovimi i kontratës vjen si pjesë e objektivave të klubit për të ruajtur stabilitetin dhe për të ndërtuar një skuadër konkurruese për sezonin e ardhshëm. Futboll Klub Vora i uron Dajan Shehit suksese të mëtejshme dhe sa më shumë arritje së bashku.
PANORAMASPORT.AL













