ZYRTARE/ “Një emër që shkroi historinë”, Vora rikthen Artan Mërgjyshin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 19, 2025 | 16:27

ZYRTARE/ “Një emër që shkroi historinë”, Vora rikthen Artan Mërgjyshin

Te Vora janë duke menduar edhe për Akademinë! Pas konsolidimit të skuadrës A, që këtë edicion do të militojë në elitën e futbollit shqiptar, klubi i Vorës, ka bërë një lëvizje “big” për sa i përket Akademisë, duke emëruar trajner të ekipit U-19, Artan Mërgjyshin. 

mergjyshi

Një figurë e rëndësishme e botës së trajningut shqiptar, i cili disa sezone më parë, shkroi historinë me Vorën, duke e ngjitur në Kategorinë e Parë.  

Lajmi për emërimin e Mërgjyshit, është konfirmuar nga vetë klubi nëpërmjet një postimi zyrtar. 

NJOFTIMI ZYRTAR:

Një emër që shkroi histori me Voren…
Artan Mërgjyshi, trajneri që ngjiti ekipin tonë në Kategorinë e Parë dhe na dhuroi momente të paharrueshme, rikthehet për të udhëhequr ekipin U-19!

Një figurë me vizion, përvojë dhe zemer vorake — tashmë në krye të brezit të ri të talentëve që po rriten brenda klubit tonë.

Ky nuk është thjesht një emërim…
Është një mesazh i qartë:
FK Vora beson te të rinjtë. FK Vora beson te Akademia.

PANORAMASPORT.AL