ZYRTARE/ Nis revolucioni te Tirana, bardheblutë ndajnë rrugët me…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 28, 2025 | 13:38

ZYRTARE/ Nis revolucioni te Tirana, bardheblutë ndajnë rrugët me…

Agim Ibraimi zyrtarisht ka ndërprerë bashkëpunimin me Tiranën. Klubi bardheblu ka njoftuar largimin e drejtorit sportiv përmes njoftimit në rrjetet sociale.

bandicam 2025-05-28 13-37-02-870

“Klubi i futbollit njofton se ka ndërprerë me konsensus bashkëpunimin me drejtorin sportiv Agim Ibraimi. Pas një viti bashkëpunim si bardh e blu, Ibraimi ndau sot rrugëtimin e tij më klubin, i cili i besoi edhe detyrën e parë menaxheriale.

E falenderojmë Ibraimin për punën e zhvilluar deri më tani dhe i urojmë suksese në vazhdimin e karrierës”, shkruan Tirana.

Kryeqytetasit nuk patën sezon të suksesshëm, për këtë edhe kanë nisur revolucionin. Tirana e mbylli edicionin duke siguruar mbijetesën në Superiore përmes finales së “play-out”.

Agim Ibraimi

Screenshot 2025-05-28 133754

PANORAMASPORT.AL