Postuar: Janar 22, 2025 | 22:08
ZYRTARE/ Mesfushori i Tiranës prezantohet te Bolonja, ka firmosur deri në vitin…
Tashmë është zyrtare, mesfushori i talentuar Jordi Jaku, i cili ka spikatur në radhët e Tiranës, është zyrtarisht një futbollist i Bolonjës.
Mesfushori 18-vjeçar i cili kishte luajtur 15 ndeshje me ekipin e parë të bardhebluve në Superiore në sezonin e kaluar dhe këtë aktual, tani është bërë pjesë e ekipit të të rinjve të klubit të Serisë A që e ka prezantuar atë zyrtarisht nëpërmjet një njoftimi në rrjetet sociale.
Ekipi i të rinjve të saj luante sot ndaj Xhenoas dhe futbollisti shqiptar është federuar në kohë për të qenë në gatishmëri me klubin e ri, për të cilin ka firmosur deri në verën e vitit 2027.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"