Postuar: Shtator 9, 2025 | 13:19
ZYRTARE/ Me Tiranën luajti vetëm një ndeshje, sulmuesi transferohet te Slovan Bratislava në Sllovaki
Amin Tahiri do të vazhdojë karrierën te Slovan Bratislava B. 20-vjeçari është zyrtarizuar nga dje, ndërsa do të luajë në ligën e dytë sllovake.

Sulmuesi mbahet mend në Superiore për eksperiencën që kaloi te Tirana, në pjesën e dytë të edicionit të kaluar. Ishte i huazuar nga klubi italian Feralpisalo.
Dhe në total mori vetëm 6 minuta në një ndeshje kampionati. Për herë të parë do të provojë një eksperiencë në Sllovaki.
PANORAMASPORT.AL













