Postuar: Shkurt 12, 2026 | 15:46
ZYRTARE/ Më pak alternativa për Gvozdenoviç, sulmuesi i Elbasanit largohet si dështim. Gjen menjëherë klubin e ri
Roi Ben Shimon është larguar nga Elbasani. Sulmuesi është kthyer në vendin e tij, pikërisht Izrael, për të vijuar sezonin me Hapoel Kfar Shalem në kategorinë e dytë.

Ben Shimon u afrua me pritshmëri, ndërsa rezultoi një dështim. 25-vjeçarit iu dha mundësia në 11 ndeshje, ndërsa regjistroi vetëm një asistim.
Ndeshjet ndaj Flamurtarit, fillimisht në Kupë dhe më pas kampionat, ishin të fundit për të. Gjithçka ishte për t’u harruar me qendërsulmuesin në Shqipëri.
Gvozdenoviç do të ketë më pak alternativa në qendër të sulmit, për pjesën e mbetur të sezonit. Aktualisht verdheblutë janë në garë për të dy trofetë.
PANORAMASPORT.AL













