ZYRTARE/ Largohet me fjalë emocionuese, sulmuesi shkodran: Vllaznia është ndjenjë
Kevin Dodaj zyrtarisht e ka mbyllur me Vllazninë. Talenti shkodran ka publikuar postimin ku i falenderon të gjithë për momentet e kaluara.

Dodaj do e vazhdojë karrierën te CSKA e Sofies. Klubi bullgar e ka blerë për shifrën që tregohet të jetë 450 mijë euro.
Postimi i Dodajt:
“Faleminderit Vllazni! Dua të falënderoj nga zemra gjithë familjen e Vllaznisë – tifozët e mrekullueshëm që na mbështetën në çdo moment, bashkëlojtarët që luftuan si një trup i vetëm, dhe të gjithë ata që qëndruan pas nesh, në çdo fitore dhe vështirësi.
Ishte një nder i madh të vesh fanellën kuqeblu dhe të jem pjesë e këtij klubi historik. Çdo ndeshje, çdo stërvitje, çdo moment do të mbetet gjithmonë në zemrën time.
Vllaznia nuk është thjesht një ekip – është një ndjenjë. Ju jam mirënjohës për gjithçka. Faleminderit për gjithçka që më dhatë! Me respekt dhe dashni, Kevin Dodaj”, shkruan Dodaj.
PANORAMASPORT.AL













