ZYRTARE/ Kthim në “shtëpi” për mesfushorin, klubi i Superiores njofton lëvizjen e radhës
Ashtu siç kishte paralajmëruar “Panorama Sport”, klubi i Vorës ka shtuar radhët e tij me në mesfushor i cili njeh mirë këtë skuadër. Okseold Sefa, i ka dhënë lamtumirën Kukësit dhe tashmë është bërë përsëri pjesë e vorakëve.

Ai iu bashkua Kukësit nga radhët e Vorës një vit më parë, duke luajtur me të 19 ndeshje, në të cilat dha 2 asiste dhe shënoi 1 gol. Por te Vora e shohin si një futbollist i cili mund t’i ndihmojë të sigurojnë qëndrimin në elitë, ndaj kanë gjetur akordin për të kthyer në bazë futbollistin, i cili prishi marrëveshjen me verlindorët.
“Futboll Klub Vora njofton se ka arritur marrëveshje me FK Kukësi për transferimin e Okselod Sefës, mesfushorit 24-vjeçar, i cili rikthehet sërish te klubi ynë pas eksperiencës së tij te Kukësi.
Klubi ynë i uron mirëseardhje Okseold Sefës dhe shumë suksese me fanellën e Vorës!”, shkruhet në njoftimin e Vorës për këtë transferim.

PANORAMASPORT.AL













