ZYRTARE/ Konfirmohet lajmi i “Panorama Sport”, Vllaznia prezanton transferimin e parë për sezonin e ri

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 6, 2026 | 14:50

ZYRTARE/ Konfirmohet lajmi i “Panorama Sport”, Vllaznia prezanton transferimin e parë për sezonin e ri

Patrik Bardhi është zyrtarisht lojtar i Vllaznisë. “Panorama Sport” e paralajmëroi këtë transferim prej ditësh, ndërsa Bardhi mbylli aventurën te Vora.

Screenshot 2026-06-06 144856

Kontrata e firmosur është 1-vjeçare. Pasi Vllaznisë t’i zhbllokohet merkato nga FIFA, mund ta federojë për sfidat e Europës.

NJOFTIMI I VLLAZNISË:

MIRËSEVJEN, PATRIK! KF Vllaznia ka kënaqësinë të njoftojë afrimin e Patrik Bardhit, i cili do të jetë pjesë e familjes kuqeblu për sezonin 2026-2027.

Një futbollist me cilësi, ambicie dhe uri për sukses, që vjen për të dhënë kontributin e tij në rrugëtimin e Vllaznisë drejt objektivave të reja.

I urojmë Patrikut shumë suksese me fanellën kuqeblu, shëndet dhe sa më shumë fitore së bashku me tifozërinë tonë të mrekullueshme. Mirë se erdhe, Patrik Bardhi!

PANORAMASPORT.AL