ZYRTARE/ Konfirmohet lajmi i “Panorama Sport”, Partizani prezanton sulmuesin që kishte vlerë 4 milionë euro

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 23, 2025 | 23:55

ZYRTARE/ Konfirmohet lajmi i “Panorama Sport”, Partizani prezanton sulmuesin që kishte vlerë 4 milionë euro

Partizani ka prezantuar Blesing Eleke si përforcim për sulmin. Afrimi i tij ishte raportuar ekskluzivisht nga “Panorama Sport”.

Screenshot 2025-01-23 201532

Eleke luan në qendrën e sulmit, ndërsa ishte pa ekip prej 6 muajsh. 28-vjeçari e kishte kulmin e karrierës në vitin 2020, kur dhe vlera e tij në “Transfermarkt” kapi vlerën 4 milionë euro.

Partizani ka afruar kështu një nigerian, për zëvendësimin e të larguarit Mba.

Njoftimi i Partizanit: 

“FK Partizani me kënaqësi zyrtarizon afrimin e Blessing Eleke. Klubi ka arritur marrëveshjen me sulmuesin nigerian, i cili bashkohet me të kuqtë pas eksperiencave te disa prej ekipeve mjaft me emër në arenat europiane. Qendërsulmuesi 28 vjeçar konsiderohet një tjetër përforcim cilësor në merkaton e janarit dhe do të jetë një tjetër vlerë e shtuar e repartit ofensiv të ekipit”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"